Tenis, Djokovic triumfon në Shangai

13/10/2013 00:00

Novak Djokovic fitoi turneun Masters 1.000 të Shangait pasi mundi në finale argjentinasin Juan Martin del Potro. Ky është titulli i pestë sezonal për serbin dhe i dyti radhazi në Shangai.

Ballkanasi fitoi në tre sete 6-1, 3-6, 7-6 pas 2 orë e 32 minutash lojë.

Pas fitoreve në Australi, Dubai, Montekarlo dhe Pekin, ky është titulli i pestë për Djokovic gjatë këtij viti. Më mirë se ai ka bërë vetëm Rafael Nadal, i cili ka arritur të fitojë 10 turne.

Turneu i radhës është ai i Bazelit në Zvicër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA