Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po paraqitet shumë aktiv nëpër fushata, por jo në raportimin e legjislativit të vendit lidhur me bisedimet që po zhvillon në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Që prej 27 qershorit, kur Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e parë ndërkombëtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri nuk është paraqitur në Kuvend për të folur rreth bisedimeve, raportoi të dielën “Telegrafi”.

Ndonëse në takimet me Daçiç janë arritur marrëveshje për telekomin, energjinë dhe zgjedhjet lokale, ato nuk janë raportuar asnjëherë në Kuvend.

Në këtë situatë, dy partitë më të mëdha të opozitës, “LDK” dhe “Vetëvendosja” i janë kundërvënë Thaçit, me kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri që thotë se kryeministri po shpërfill detyrimet e tij ndaj Kuvendit, duke shkelur kështu kushtetutën.

Visar Ymeri, nga “Vetëvendosje” gjithashtu ka kritikuar PDK-në, duke nënzituar nevojën për një ndryshim politik në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA