Një vrasje e rëndë ka tronditur të shtunën qytetin e Pejës. Një person është vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri ndodhur afër Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Ulur në një lokal, dy viktimat kanë rënë nën sulmin me armë zjarri automatike që ka ardhur nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Për pasojë, nga breshëria e plumbave ka humbur jetën Xhevdet Kelmendi nga Peja, anëtar i familjes Kelmendi që ka qenë objektiv i një numri shumë të madhe sulmesh në këto 14 vjet të pasluftës dhe ka pasur disa të vrarë.

Personi i dytë është Kastriot Kukaj nga Peja, i cili ndodhej në objektet që janë në pronësi të familjes Kukaj, përballë Shtëpisë së Kulturës. Ai është në gjendje më të rëndë është dërguar menjëherë në QKUK. Policia e Pejës në orët e natës ka filluar një aksion për ndjekjen e personit/personave të dyshuar.

Sipas zëdhënësit të policisë së Pejës, Xhevat Ibra, policia pak çaste pas vrasjes ka gjetur një makinë në flakë në pyllin jashtë qytetit në drejtim të Majës zë Zezë, e cila mendohet se mund të jetë makina që është përdorur gjatë sulmit dhe është djegur gjatë bastisjes.

Është një aksion i gjerë kontrolli dhe kërkimi në këtë zonë, thotë rreshteri Ibra.

Top Channel