Izraeli zbulon një tunel, niste nga Gaza

13/10/2013 20:55

Ushtria izraelite bëri të ditur se ka zbuluar një tunel prej 1,7 km nga Rripi i Gazës në Izrael. Tuneli të çonte në një shtëpi pranë Kibbutz, Ein Hashlosha, dhe mund të jetë përdorur për të ndërmarrë sulme ndaj civilëve, tha një zëdhënës.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke ndalur transferimin e të gjitha materialeve të ndërtimit drejt Gazës. Kufizimet në sektorin privat ishin hequr gjatë muajit të kaluar.

Hamas, që drejton Gazën, akuzoi Izraelin për “gjëra të ekzagjeruara”. Duke folur rreth zbulimit të tunelit, Izraeli “po përpiqet të justifikojë bllokadën dhe agresionin e vazhdueshëm ndaj Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi Sami Abu Zuhri.

Një zëdhënës i krahut ushtarak të Hamas, Brigadat al-Qassam, tha përmes Twitter-it se “mendjet që arritën të gërmojnë tunelin, mund të gërmojnë edhe dhjetra më shumë”.

Tuneli u zbulua gjatë së hënës së kaluar, pasi rezidentët e kibbutz-it u ankuan për dëgjimin e zhurmave të pazakonshme nga një zonë e fortifikuar kufitare. Ajo niste nga fshati Absan pranë Khan Younis në Gaza, nën gardhin kufitar, e shkonte pothuajse deri në Ein Hashlosha, raportoi media izraelite.

Brenda tunelit u gjetën eksplozivë, e që prej atij momenti ai është kthyer në një zonë të sigurt, bëri të ditur ushtria. Një zëdhënës tha për BBC se tuneli ishte rreth 15-18m i gjerë dhe mund të jetë dashur të paktën 1 muaj për t’u gërmuar.

Top Channel