F1, Alonso hyn në histori

13/10/2013 00:00

Një gëzim i vogël për Fernando Alonson në ditën kur Sebastian Vettel bën një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion.

Me vendin e katërt të fituar në Suzuka, spanjolli i Ferrarit shndërrohet në pilotin që ka grumbulluar më shumë pikë në historinë e Formulës 1. Alonso ka fituar në total 1571 pikë duke lënë pas Michael Schumacher me 1566.

Duhet saktësuar se gjermani 7 herë kampion Bote në Formulën 1 ka zhvilluar karrierën e tij me sistemin e vjetër të pikëveve (10 për fitoren) dhe vetëm 3 vitet e tij të fundit me Mercedesin i ka zhvilluar me sistemin aktual të pikëve (25 për fitoren).

Në vend të tretë Sebastian Vettel me 1351 pikë. Tre herë kampioni i Botës e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij me sistemin aktual të ndarjes së pikëve. Ndjekin Lewis Hamilton me 1074 dhe Jenson Button me 1059.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA