Sebastian Vettel nuk di të ndalet, ndërsa fitoi garën e katërt radhazi e të nëntën në këtë sezon në Çmimin e Madh të Japonisë, i transmetuar drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”.
Megjithatë, ndonëse në Suzuka piloti gjerman kishte shanse për të fituar matematikisht titullin e katërt kampion në karrierë, diçka e tillë duket se do të shtyhet pas dy javësh në Indi, pasi Alonso arriti të mbyllte garën në vendin e katërt.
Vettel do të ishte kurorëzuar nëse ferraristi do të renditej në vendin e nëntë ose më poshtë.
Dominimi absolut i Red Bullit u vërtetua edhe nga piloti i dytë i saj, Mark Webber, që arriti të pozicionohej i dyti.
Me Lotusin e tij, Romain Grosjean arriti të kryesonte garën gjatë pjesës më të madhe të saj, por i parakaluar në dhjetë xhirot e fundit prej dy “njëvendsheve me krahë”, francezit iu desh të kënaqej me vendin më të ulët në podium.
Pas Alonsos në vendin e katërt arriti të pozicionohej Raikkonen, që në sezonin e ardhshëm do të jetë shoku i tij i skuadrës tek Ferrari.
Nga ana e tij, Hamilton nuk mundi ta mbyllte këtë garë, pasi i nisur me probleme të shumta teknike që në start, u detyrua të tërhiqej pas vetëm nëntë xhirosh.
Kjo është renditja e dhjetë vendeve që përfunduan në pikë në Suzuka
1. Vettel Red Bull 1h37m41’s
2. Webber Red Bull +7.1s
3. Grosjean Lotus-Renault +9.9s
4. Alonso Ferrari +45.6s
5. Raikkonen Lotus-Renault +47.3s
6. Hulkenberg Sauber-Ferrari +51.6s
7. Gutierrez Sauber-Ferrari +1m11.6s
8. Rosberg Mercedes +1m12.0s
9. Button McLaren +1m20.8s
10. Massa Ferrari +1m29.2s
Renditja e pilotëve
(Pike, piloti)
297 – Vettel
207 – Alonso
177 – Raikkonen
151 – Hamilton
148 – Webber
126 – Rosberg
90 – Massa
87 – Grosjean
60 – Button
49 – Hulkenberg
….
Renditja e konstruktorëve
445 – Red Bull-Renault
297 – Ferrari
277 – Mercedes
264 – Lotus-Renault
83 – McLaren Mercedes
62 – Force India Mercedes
55 – Sauber-Ferrari
31 – Toro Rosso-Ferrari
1 – Williams-Renault
Top Channel