
Kuptimi i fjalës yoga është bashkim, bashkimi i trupit me mendjen dhe i
shpirtit me energjinë universale. Praktikimi i yogas kërkon përqëndrim,
një jetë të shëndetshme dhe në natyrë. Harmonisë së hapësirës i
përgigjet mirëqenia e atij që jeton në të.
Nëse shtëpia ku jetojmë respekton parimet kozmike dhe energjitë që rregullojnë universin, atëherë ajo bëhet pjesë e strukturës universale dhe ne bashkë me të.
Të paktën kështu thotë Vastu Vidya, shkenca e të jetuarit. Pikërisht prej saj është frymëzuar edhe yoga-shtëpia, e ideuar nga dizajnerët e kompanisë “Unë Jetoj Bio” në Itali, të cilët e kanë prezantuar në Yoga Festival që po zhvillohet në Milano.
Harmonizimi i një banese me energjinë universale do të thotë edhe të zgjedhësh materiale që respektojnë ambjentin. Yoga-shtëpia zbaton parimet e bioarkitekturës dhe është realizuar me materiale natyrore, në përputhje me ekosistemin. Ajo përfaqëson ndërthurjen mes ekosistemit dhe praktikës së yogas në një hapësirë shtëpiake.
Top Channel