Tension para derbit kryeqytetas

12/10/2013 00:00

Ka qenë një situatë e tensionuar sot pasdite para derbit Partizani-Tirana, ndeshje kjo e cila rikthehet pas 4 vitesh në Superligë.

Janë angazhuar qindra forca policie në mënyrë që të mos lejonin konfrontimin mes dy tifozerive. Mbështetësit e skuadrës së Tiranës kanë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të shoqëruar sigurisht nga forcat blu. Para stadiumit kombëtar binte në sy numri i madh i forcave të policisë, që ndoshta mund të ishte i barabartë me atë të tifozëve.
 
Tifozeritë e të dyja skuadrave janë futur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” duke sharë e fyer njëri-tjetrin. Kontrolle të rrepta janë bërë gjatë futjes së tifozëve në stadium për të mos lejuar futjen e sendeve të forta.

Derbi kryeqytetas do të mbyllë javën e shtatë të Superligës. Partizani, i cili ndodhet në vendin e tretë, kërkon të marrë 3 pikët e para në shtëpi, ndërsa Tirana e vendit të dhjetë kërkon të fitojë derbin dhe të nisë ngjitjen në klasifikimin e përgjithshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA