Tenis, Djokovic-Del Potro në finalen e Shangait

12/10/2013 00:00

Në 1 orë e 46 minuta lojë të mrekullueshme, Juan Martin del Potro mundi spanjollin Rafael Nadal dhe fitoi të drejtën për të luajtur finalen e turneut Masters 1.000 të Shangait.

Argjentinasi nuk i la asnjë shans spanjollit duke i fituar të dyja setet bindshëm 6-2, 6-4. Kjo është fitorja e parë e Del Potros ndaj Nadalit që nga gjysmëfinalja e US Open e vitit 2009.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër të Shangait, Novak Djokovic mposhti francezin Jo-Wilfred Tsonga 6-2, 7-5.

Me këtë fitore, tenisti serb arrin për herë të dytë radhazi në finalen e Masters 1.000 të Shangait ku do të përballet me argjentinasin Del Potro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB