Merkato, plani B i Juventus

12/10/2013 00:00

E kotë të mohohet, fjalët e Andrea Agnellit për Paul Pogba dhe për
pamundësinë e mbajtjes së tij në rast të një oferte të majme nga jashtë
kanë bërë të dridhen tifozët juventinë.

Populli bardhezi në rrjetet sociale është “tërbuar” në ditët e fundit, me disa që janë të bindur se francezi do të lërë së shpejti Torinon dhe me të tjerë që janë të bindur se fjalimi i presidentit ka qenë vetëm hipotetik.

E sigurt është se Pogba u pëlqen shumë tifozëve dhe për Juventus, lëshimi i tij mund të garantojë një epërsi konkrete në merkato, duke qenë se kontrata mes klubit dhe francezit u firmos me kosto zero pasi atij i kishte skaduar kontrata me United.

Por sa vlen Pogba? Sipas një deklarate të bërë në fund të gushtit nga Mino Raiola, agjenti i mesfushorit bardhezi, vlera e tij është e paçmueshme.

“Pogba vlen me siguri më shumë se Bale. Nëse uellsiani kushton 100 milionë, Paul vlen të paktën dyfishin. Sa një pikturë e Salvador Dali”, tha Raiola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA