Malala takon Obamën në Shtëpinë e Bardhë

12/10/2013 00:00

Malala Yousafzai, 16-vjeçarja pakistaneze që më 9 tetor 2012 i mbijetoi
një tentative vrasjeje nga talebanët, është takuar në Shtëpinë e Bardhë
me presidentin Barack Obama, bashkëshorten e tij Michelle dhe një nga
vajzat.

Takimi është mbajtur në Dhomën Ovale, njofton Presidenca amerikane, që sqaron se gjatë tij Obama ka firmosur një dokument me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave.

Në deklaratën në fjalë thuhet se: “në çdo kontinent ka vajza që do të ndryshojnë botën në ato mënyra që ne mund vetëm t’i imagjinojmë vetëm nëse u lejojmë atyre lirinë e ëndrrës”.

E njohur për betejën e saj për arsimimin, Malala ishte kandidatja më e re në moshë për çmimin Nobël për Paqen, që iu dha Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Top Channel