Pa dhënë detaje për operacionin, Shtetet e Bashkuara njoftuan kapjen e një drejtuesi të lartë të talebanëve pakistaneze.
Arrestimin e Latif Mehsud e njoftoi Departamenti i Shtetit, i cili nuk sqaroi me shume, por zyrtare afgane te sigurise pohuan se ndalimi eshte bere ne lindje te afganistanit, prej nga ku kreu militant eshte derguar ne bazen e Bagramit, prane Kabulit.
“Une mund te konfirmoj se forcat amerikane kane ndaluar liderin taleban pakistanez Latif Mehsudi ne nje operacion ushtarak, per te cilin, ne kete moment, nuk mund te jap me shume hollesi. Mehsud eshte drejtues i larte ne radhet e atij qe e njohim si Tehreek-e-Taliban ne Pakistan, apo TTP, e ka qene njeriu me i besuar i liderit te ketij grupi, Hakimullah Mehsud. TTP sic e dini, eshte organizata qe mori pergjegjesine per tentativen e sulmit me bombe ne Times Square ne 2010-ten, dhe eshte betuar ta godase perseri token amerikane”, thotë Marie Harf, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Mehsud, sipas raporteve ne media, po kthehej nga nje raund bisedimesh me oficere te sherbimit sekret afgan mbi nje marreveshje qe parashikonte shkembim te burgosurish dhe arrestimi i tij ne keto kushte thuhet ta kete acaruar se tepermi presidentin Hamid Karzai. Washingtoni e pershkruan Latif Mehsudin si lider terrorist. Grupi te cilit ai i perket, ka vrare me mijera vete gjate konfliktit me qeverine pakistaneze, ndersa fajesohet edhe per sulme ndaj diplomateve amerikane ne kete vend.
Ndonese mban te njejtin mbiemer me kryetarin e organizates, ata nuk kane lidhje gjaku. Por afganet duket se po perpiqeshin ta rekrutonin si korrier per bisedimet e paqes dhe Karzai, permes zedhenesit te vet, deklaroi se amerikanet e kane marre me force dhe e kane derguar ne bazen e Bagramit, duke demtuar keshtu te gjithe operacionin e tyre. Mehsudi kishte pranuar te takohej me operativet afgane pas muaj te tere negociatash te pershkruara si “gjata e te veshtira”.
Top Channel