F1, Vettel: Jam i kënaqur me vendin e dytë

12/10/2013 00:00

Sebastian Vettel u shpreh i kënaqur me vendin e dytë të arritur në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë.

Gjermani i Red Bullit do të niset kështu nga vija e parë së bashku me shokun e tij të skuadrës (Mark Webber) në një garë ku mund të zyrtarizojë titullin e katërt kampion radhazi.

“Patëm një problem të vogël, por nuk dua të justifikohem. Jam i kënaqur me vendin e dytë dhe më bëhet qejfi që dy makina Red Bull do të jenë në linjën e parë të nisjes. Makina ishte fantastike, sidomos në pjesën e parë të pistës”, theksoi piloti fitues i 34 garave në Formulën 1.

Gara e Japonisë, në të cilën Vettel mund të fitojë për të katërtin vit radhazi titullin kampion nëse Alonso nuk arrin më shumë se vendi i nëntë, do të transmetohet direkt në Top Channel, të dielën në orën 8:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA