400.000 vetë janë evakuuar në Indi prej ciklonit Phailin, që ka goditur tashmë Gjirin e Bengalit e po lëviz drejt Bregut Lindor.
Metereologët e kategorizojnë si “tepër të fuqishëm” Phailinin, i cili pritet të përplaset gjatë mbrëmjes mbi Orissan dhe Andra Pradheshin. Stuhia, nga sa parashikojnë ekspertët vendas, do të sjellë erëra që kapercejne 220 kilometrat në orë.
Por ne Qendren e Paralajmerimit te Tajfuneve ne Hawai, pretendohet se shpejtesia e tyre do te jete edhe me e madhe, duke mberritur deri ne 269 km ne ore. Ne 1999-ten, nje super-ciklon mbolli shkaterrim e vdekje ne Orissa, duke marre mbi 10.000 jete njerezish. Por kete here, zyrtaret vendas thone se jane me mire te pergatitur.
Ne rajonet e rrezikuara bregdetare, autoritet kane mundur te evakuojne shumicen e banoreve, megjithate disa kane refuzuar te largohen. Dyqane, biznese e pika karburanti, te gjitha jane mbyllur. Pjesa derrmuese e atyre qe kembengulin te qendrojne, kane mbledhur rezerva ushqimore, pa sigurine e asaj cfare i pret apo sa mund te zgjase.
Ne kryeqendren e Orissan, Bhubaneshwar, aeroporti eshte mbyllur e te gjitha fluturimet jane anulluar.
Besohet se cikloni do te preke token ne qytetin Gopalpur, e do te sjelle me vete nje dallge batice 3 metra te larte, qe me te gjithe gjasat, do te shkaktoje deme te medha mes shtepive prej qerpici pergjate bregdetit.
Askush nuk eshte lejuar te qendroje ne ato banesa, pohuan drejtues te qendres se menaxhimit te krizave. Ushtria eshte ne gjendje gadishmerie ne dy shtete per nderhyrje emergjente e operacione kerkim-shpetimi. Zyrtaret thone se helikopteret dhe ndihmat ne ushqime jane bere gati per t’u derguar ne zonat me te prekura nga stuhia, e cila perveçse eshte teper intensive, mbulon edhe nje zone shume me te gjere se normalja. Cikloni Phailin pritet te jete stuhia me e madhe qe godet rajonin ne gati dy dekada.
Top Channel