
Pas toneve aspak të qeta që karakterizuan mbledhjen e KLD-së ditën e
premte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë lëshon një tjetër sinjal, kësaj
radhe me deklaratë për mediat, në të cilen duket se marrëdhëniet me
anëtarin e ekzekutivit Nasip Naço ka premisa të jenë nën tension edhe në
vijim.
Në një deklaratë, KLD e konsideron qendrimin jo vetem te anetarit me te ri ne KLD-së, Naço, por edhe zevendesministrit Arben Isaraj, si nje prapaskene politike. Duke shprehur vendosmeri per konsolidimin e drejtesise, KLD nenvizon se mirepret sygjerimet per permirësim te standardeve permes zgjidhjeve konkrete dhe jo ngritjes se pengesave artificiale.
Ne deklaraten e publikuar ne faqen e KLD-së thuhet: “Pretendimet e Ministrit të Drejtësisë për pamundësi të zgjedhjes së drejtuesve të gjykatave apo plotësimit të vendeve vakante për shkak se KLD nuk ka përfunduar vlerësimin e dytë të karrierës për gjyqtarët konkurrentë, anëtarët e tjerë të Këshillit i konsideruan unanimisht nga si të pabazuara në ligj, aspak realiste dhe një tentativë për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. Prapaskena politike e këtij qëndrimi përforcohet edhe nga deklarata vijuese e zëvëndësministrit të Drejtësisë z. Isaraj”.
Zevendesministri Isaraj permendet per shkak te statusit te tij ne rrjetin social Facebook, ne te cilin shprehet: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkelur hapur ligjin me arsyetimin e nxituar e absurd se: KLD-ja në këtë rast, po mbron pushtetin gjyqësor të rrezikuar e në “nevojë ekstreme”, nga “sulmet” e “dëmtimet” e rënda të gjyqtarëve “të komanduar” dhe jo të emëruar prej politikës që iku me votë. Sot padrejtësia, në vetë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri. Dhe kur populli thotë se “peshku qelbet nga koka”, reforma në drejtësi duhet të fillojë këtu”.
Ne lidhje me keto qendrime, KLD replikon: Argumentet teknikë të përdorur prej tyre janë lexim i shkëputur i dispozitave ligjore përkatëse, të cilat bien në fakt ndesh me frymën e ligjit dhe qëllimin e tij për të pasur drejtim të qëndrueshëm të gjykatave dhe për të shmangur komandimet me afate të paarsyeshme kohore. Për më tepër ky qëndrim bie ndesh me deklaratat publike të para pak ditëve të vetë Ministrit, ku kritikon KLD-në për vonesa në procesin e emërimeve të drejtuesve të gjykatave.
Ne fakt dorashken per debat ne KLD e hodhi se pari ministri Naço gjate nje takimi me ambasadorin spanjoll ku dhe shprehu shqetesimin per menyren se si vleresohen gjyqtaret ne Shqiperi, sipas tij me teper vonese. KLD e mbyll deklaraten duke theksuar se promovimi i gjyqtareve bazohet ne vleresimin profesional, ne kontrast me pervojen shumevjecare te meparshme, ku sipas KLD me pare per kete gje prevalonin koniseratat subjektive te anetare te saj.
Top Channel