Vettel dominon provat e lira

11/10/2013 00:00

Sebastian Vettel ka dominuar në provat e lira për Cmimin e Madh të Japonisë i cili ndal kronometrin në 1 ‘33”852 duke lënë pas shokun e skuadrës, Mark Weber me 0.166 sekonda më ngadalë.

Nico Rosberg me Mercedes konfirmoi formën e mirë të tij dhe të makinës që drejton duke u renditur i treti, ndërsa vendi i katërt dhe i pestë u zunë nga dy Lotuset, përkatësisht Raikonen dhe Grosjean.

Vendi i gjashtë shkoi për Hamilton, ndërsa Ferrari i Alonsos nuk shkoi dot më shumë se sa vendi i dhjetë.

Kjo ishte një pasqyrë e provave të lira që sigurisht do të ndryshojë tek provat zyrtare të cilat përcaktojnë se kush do të niset nga vija e parë në garën e së dielës.

Provat zyrtare për garën për Cmimin e Madh të Japonisë zhvillohen të shtunën në orën 07:00, ndërsa gara të dielën në orën 08:00 dhe që të dyja mund t’i ndiqni direkt në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA