Tiki-taka e Bajernit ndaj Manchester City

11/10/2013 00:00

Pas nisjes disi me probleme, Pep Guardiola duket se po rrënjos filozofinë e tij të lojës tek skuadra e Bajernit të Mynihut; filozofinë e kontrollit të topit me pasime të shumta, të shkurtëra e të sakta që çorodisin kundërshtarin.

Për të vënë re këtë mjafton të shihet ndeshja ndaj Manchester City e vlefshme për Ligën e Kampioneve dhe e luajtur me 2 tetor në Mancester.

Kampionët në fuqi të këtij trofeu, jo vetëm që fituan 3-1, por edhe iu imponuan kundërshtarit duke dominuar në cdo repart për thuajse 90 minuta, dhe në një rast për katër minuta, kundërshtari e City-t prekën vetëm 3 herë topin…dhe ato tre herë për ta larguar atë nga zona rrezikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA