Tenis, përcaktohen gjysmëfinalistët e Shangait

11/10/2013 00:00

Janë përcaktuar të premten gjysmëfinalistët e Masters 1.000 të Shangait. Rafael Nadal do të ndeshet me Juan Martin del Potro ditën e shtunë në orën 14:00, ndërsa Novak Djokovic do të ketë përballë Jo-Wilfred Tsonga në orën 08:30 të po kësaj dite.

Në çerekfinale, Djokovic mbijetoi ndaj Gael Monfils pas 3 setesh dhe 142 minutash lojë (6-7, 6-2,6-4), ndërsa Nadal mundi zviceranin Stanislav Wawrinka në vetëm 2 sete (7-6, 6-1).

Argjentinasi Del Potro mposhti spanjollin Almagro 6-3, 6-3, ndërsa Tsonga ishte i pari nga tenistët që arriti gjysmëfinalen pasi eliminoi gjermanin Maier shumë thjeshtë 6-3, 6-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA