“Të lundrosh” në para dhe këtë t’ja rrëfesh botës nëpërmjet internetit, jo gjithmonë është një veprim i zgjuar.

Autoritetet në Filipine nisën një hetim ndaj 23-vjeçares Jean Napoles pas fotos që kjo e fundit publikoi në Facebook ku tregohej në një vaskë duke “lundruar” në dollarë dhe euro. 23-vjeçarja tashmë përballet me akuzën e evazionit fiskal.

“Ne ndjekim gazetat, përdorim internetin dhe ju na thoni se nga e nisëm hetimin?”, ishte deklarata e kreut të grupit hetimor të ngritur për rastin në fjalë.

Jean Napoles trashëgoi një pasuri të konsiderueshme nga prindërit e saj të arrestuar dhe të dënuar po për evazion fiskal, ndërkohë që vetë kishte mundur të zgjeronte aktivitetin duke u shtrirë me një dyqan bizhuterish në Los Anxheles që vlerësohet 1.3 milion dollarë.

Top Channel