Rogen-Franco, film tjetër së bashku

11/10/2013 00:00

Seth Rogen dhe James Franco kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë për publikun një tjetër film komedi. ‘The Interview’ (Intervista) titullohet projekti i ri i aktorëve të famshëm dhe xhirimet kanë nisur ditën e enjte, në Vankuver.

Seth Rogen jo vetëm që do të interpretojë, por do të jetë edhe regjisor i filmit së bashku me Evan Goldberg. Filmi flet për një moderator të një “talk-show”, i cili së bashku me producentin e tij vendosin të vrasin kryeministrin e Koresë së Veriut.

Seth dhe James kanë interpretuar së bashku në filmin e vitit 2008 ‘Pineapple Express’ (Të dalldisur) dhe në filmin e këtij viti ‘This Is The End’, të dy shumë të suksesshëm.

Top Channel