Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara Maxhoranca qeverisëse nisi përpjekjet për të zhbllokuar ngërçin politik pas largimit të opozitës nga Parlamenti, me shkakun se është prishur konsensusi politik me aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.
Ilirian Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, së bashku me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mesditën e së premtes janë takuar me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Duke e cilësuar takimin si “tejet të rëndësishëm”, nëpërmjet një postimi në Facebook ministri Celibashi njoftoi: “Theksuam nevojën për gjithëpërfshirje dhe konsensus për këtë akt themeltar, për ndërtimin e një administrate publike të barazlarguar nga interesat politike dhe mbetemi optimistë për bashkëpunimin e faktorëve të opozitës në diskutimin e aktit në Kuvend”.
Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim shkoi një hap më përpara për këtë çështje, duke propozuar një takim të kryeministrit Edi Rama me krytarin e opozitës, Lulzim Basha.
“Ne e gjejmë të udhës të promovojmë idenë e një takimi pozitë-opozitë në nivel kryetarësh, Rama-Basha, për të eksploruar një dakordësi në mënyrë që ky ligj i rëndësishëm, produkt i një konsensusi, të vijojë të jetë i tillë edhe në këtë akt, që përforcon efektin pozitiv lidhur me konsolidimin e administratës dhe shërbimit civil”, deklaroi Vasili.
Në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte u shty votimin i aktit normativ, i cili shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil. Kryeministri Edi Rama tha se votimi i aktit normativ u shty për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe shtyrja ishte bërë me kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.
Shehu: Akti normativ minon financat
“Qeveria Rama thellon gropën e shtetit me 6 mld në muaj”
Për Partinë Demokratike, akti normativ i qeverisë, përveçse prish konsensusin politik, minon edhe financat e vendit. Deputeti Sherefedin Shehu tha se financat publike po shkojnë drejt greminës dhe gropa financiare sipas tij po thellohet nga qeveria Rama me 6 miliardë në muaj.
“PD e konsideron këtë akt si një akt që ka si qëllim destabilizimin e financave publike. Më herët ministri Cani deklaroi se defiçiti këtë vit do jetë 30 miliardë. Ndryshe nga ç’është thënë, ky akt e bën këtë 40 miliardë lekë. Qeveria e PD nuk realizoi 2 miliardë lekë deri në gusht, ndërsa qeveria e PS vendos të mos realizojë 6 miliardë lekë në muaj. Mosrealizimi neto i PD ishte 6 miliardë lekë, ndërsa fillimi i gropës së PS ligjërohet të jetë 24 miliardë lekë”, deklaroi Shehu.
Top Channel