Scott Carpenter, një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të “Mercury 7”, grupit të parë të astronautëve të NASA-s, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, bën të ditur familja e tij.
Në 1962, Carpenter u bë amerikani i dytë që vizitonte orbitën e Tokës, duke pilotuar anijen kozmike “Aurora 7” përmes 3 misioneve revolucionare të Tokës. Pasi u tërhoq në 1969, ai nisi aktivitete oqeano-grafike.
John Glenn, i cili udhëtoi me misionin e parë në orbitë, mbetet kështu i mbijetuari i fundit i ekipit “Mercury”. E shoqja e Scott Carpenter, Patty Barrett, tha se bashkëshorti i saj vuante nga komplikacione të shumta pas një ataku gjatë shtatorit dhe ndërroi jetë në një azil të Denverit. Ai jetonte në Vail të Kolorados.
Carpenter, që lindi në Boulder të Kolorados, u autorizua në Marinën amerikane në 1949 dhe shërbeu si pilot gjatë luftës koreane. Në prill 1959, ai u zgjodh si një nga 7 astronautët e “Mercury”-t dhe iu nënshtrua trajnimit te NASA, duke u specializuar në komunikim dhe navigim.
Ai ishte piloti ndihmës i John Glenn gjatë përgatitjeve për të drejtuar fluturimin e parë hapësinor të SHBA-ve, në shkurt 1962. Gjatë fluturimit, kapsula e Scott u ul 288 milje larg objektivit, duke lënë NASA-n dhe kombin të prisnin në ankth, për të parë nëse ai kishte mbijetuar.
Top Channel