Milani, me tifozë ndaj Udineses

11/10/2013 00:00

Milani do të mund të përfitojë nga mbështetja e tifozerisë së tij në ndeshjen e ardhsme me Udinezen, pasi Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane ka vendosur të pezullojë masën për ndëshkimin e një fushës për një ndeshje.

Përballë argumentave ligjorë që paraqiti klubi kuqezi, komisioni vendosi që të bënte një hap pas, duke pranuar se do të duhet më shumë kohë për t’u thelluar në të gjithë faktet dhe arsyetimet e paraqitura.

Fusha e Milanit u pezullua pasi një pjesë e vogël e tifozerisë kuqezi, në sektorin që zunë në transfertën në fushën e Juventusit, lëshoi parrulla dhe ofendime me sfond territorial, ndaj tifozerisë së Napolit.

Disa klube u solidarizuan me qëndrimin e kuqezinjve në apelin që ata bënë në Federatë, duke konsideruar të paarsyeshme që fusha të mbyllet për dhjetëra mijëra tifozë, vetëm për shkak të disa dhjetëra tifozëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA