Lufta kundër pastrimit të parave

11/10/2013 01:55

Pastruesit e parave nuk i njohin kufijtë, ndërsa, fatkeqësisht, institucionet shtetëtore ende kufizohen prej tyre.

Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, duke theksuar faktin se OSBE nxit dhe mbështet bashkëpunimin dhe punën e përbashkët përtej kufijve, për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale në rajon.

“Shkeljet korruptive kryhen, në përgjithësi, me qëllim arritjen e përfitimeve personale. Pastrimi i parave është mënyra se si individët e korruptuar zotërojnë dhe përdorin fitimet, që rrjedhin nga praktikat korruptive. Shkëmbimi i informacionit dhe praktikave ndërmjet institucioneve në vend, nga njëra anë, dhe ndërmjet njësive hetimore financiare të rajonit, nga ana tjetër, është kyç për arritjen e objektivave të përbashkëta në këtë realitet të ri, të një integrimi më të fuqishëm ekonomik dhe shoqëror të vendeve në rajon. Hetimi i korrupsionit dhe pastrimit të parave mund të jetë i vështirë, i gjatë në kohë e ndonjëherë edhe i rrezikshëm. Ai kërkon burime, vendosmëri, profesionalizëm dhe inkurajim të fortë nga ana e hetuesve, por edhe një vullnet dhe angazhim të madh në nivel politik”, tha ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.

Deklarimet janë bërë gjatë konferencës rajonale për “Forcimin e Bashkëpunimit Kundër Pastrimit të Parave dhe Luftën ndaj Financimit të Terrorizmit dhe Korrupsionit në Evropën Juglindore”, që po zhvillohet në bregdetin e Adriatikut.

Lufta ndaj korrupsionit është pjesë e mandatit të OSBE-së dhe një nga prioritetet më të mëdha të kësaj organizate, ndaj mbështeten institucionet kombëtare dhe shoqëria civile në promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe në marrjen e masave të tjera për luftën ndaj korrupsionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA