Gjilan, mjet shpërthyes në stacionin policor
11/10/2013 00:00
Në oborrin e stacionit policor në komunën e Dardanës është gjetur një mjet i pashpërthyer. Sipas hetimeve të para të policisë së Gjilanit, mjeti shpërthyes dyshohet të jetë i vjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha per Top Channel se për shkaqe sigurie ekipet e policisë kanë evaukuuar të gjithë stafin në objektin e policisë.
Në vendngjarje tashmë janë ekipet e hetimit dhe çminimit. Mjeti shpërthyes u zbulua në afërsi të kanalit të ujërave të zeza.
Top Channel