
Me zgjedhjet vendore të datës 3 nëntor në qytetin e Korçës në prag, kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, prezantoi këtë të premte platformën e tij të bazuar në nxitjen e biznesit dhe vazhdimin e projekteve të paraardhësit Peleshi.
“Punësimi është synimi ynë kryesor dhe do të nxisim hapjen e bizneseve, si dhe do të ofrojmë punësimin për ata që janë trajtuar me ndihmë ekonomike”, deklaroi Filo.
Në prezantimin e kandidatit ishte i pranishëm edhe ish-kryebashkiaku Niko Peleshi, i cili krijoi nevojën e votimeve të parakohshme në qytet, duke lënë detyrën për postin e zëvendëskryeministrit.
“Filo është bashkëpunëtori im më i ngushtë dhe me të do të vazhdojmë rrugën e nisur së bashku”, deklaroi Peleshi. “Shpreshim mirënjohje qytetarëve që kanë ditur të votojnë projektet përtej bindjeve partiake. Ata kanë ditur të zgjedhin mes një plani të bazuar tek një projekt dhe një ëndrre”.
Top Channel