F1, Vettel: Mercedesi do na rivalizojë të shtunën

11/10/2013 00:00

Sebastian Vettel ka paralajmëruar se Mercedesi do të luftojë për pole-position ditën e shtunë edhe pse në provat e lira të së premtes ishin makinat Red Bull ato që dominuan.

“Mercedesi do të jetë shumë i fortë në provat zyrtare dhe ne duhet të bëjmë kujdes me gomat. Rezultatet e sotme treguan që jemi mirë, por nuk ka rëndësi e premtja”, deklaroi gjermani i Red Bullit.

Tre herë kampioni i Botës në Formula 1 u shpreh i kënaqur me rendimentin e makinës, por shtoi se nuk duhet ta marrin lehtë fundjavën në Suzuka: “Makina ka ekuilibër shumë të mirë, por mendoj se ka vend për përmirësim.”

“Është shumë e rëndësishme të bëjmë kujdes me gomat, sidomos gjatë garës”, përfundoi deklaratën e tij Sebastian Vettel.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00. Gara, të dielën në orën 08:00. Provat dhe garën mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA