F1, Alonso: Nuk jemi kompetitivë

11/10/2013 00:00

Fernando Alonso u ankua me “mungesën e ritmit” që vuri re tek Ferrari i tij në provat e lira të Cmimit të Madh të Japonisë, prova në të cilat regjistroi vetëm kohën e dhjetë më të shpejtë.

“Nuk ishim kompetitivë, por shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë pas disa ndryshimeve që kemi në mendje”, theksoi spanjolli i “Kokëkuqes”.

“Na mungoi ritmi edhe pse nuk prisja ndonjë ndryshim të madh vetëm 4 ditë pas garës së Koresë”, shtoi Alonso, i cili deklaroi se objektivi në provat e së shtunës do të jetë të niset para makinave McLaren dhe Toro Rosso.

“Shpresoj të bëj një xhiro të pastër të shtunën që të paktën të lëmë pas makina si Toro Rosso dhe McLaren pasi të konkurrojmë me të tjerët është e vështirë”, mbylli Alonso.

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë do të zhvillohen të shtunën në orën 07:00. Gara, të dielën në orën 08:00. Provat dhe garën mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA