Cmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2013 shkoi për shkrimtaren kanadeze, Alice Munro. Duke njoftuar cmimin, Peter Enlung, Sekretari i Përhershëm i Akamdemisë Suedeze e cilësoi kanadezen 82-vjeçare “mjeshtre të tregimeve bashkëkohore të shkurtëra”.
“Ajo mori një historinë e shkurtër të mbetur në hije nga novelat dhe e kultivoi atë në perfeksion”, tha Englund.
Me cmimin e marrë, Munro shndërrohet në femrën e 13-të në historinë e cmimeve Nobel, që prej gjenezës së tyre në vitin 1901. Ajo është bërë e famshme vecanërisht për librat e saj “E dashur jetë” (Dear Life) dhe “Vallëzimi i hijeve të lumtura” (Dance of the Happy Shades”.
“E dija që isha në listën e kandidatëve për cmimin Nobel, por asnjëherë s’ma mori mendja që do ta fitoja këtë cmim”, deklaroi shkrimtarja veterane kanadeze për mediat vendase.
82-vjeçarja mban edhe disa cmime të tjera në palmarësin e saj, kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2009, pasi marrjes së cmimit “Man Booker International Prize” për karrierën e saj, ajo do të deklaronte: “Mendoj që ndoshta isha e suksesshme me këto histori ngaqë nuk kam asnjë talent tjetër”.
Tema më e dashur dhe më e trajtuar në historitë e saj është dilema me të cilën përballen vajzat që jetojnë në qytete të vogla. Tashmë në llogarinë e saj Fondacioni Nobel do të derdhë cmimin e vlefshëm në rreth 1 milion dollarë.
Ndërkohë edhe për këtë vit, edhe pse priteshmëritë ishin të mëdha, ashtu sikundër kanë qenë këto vitet e fundit, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, që ishte mes kandidatëve, nuk mori gjë. Një vit më parë cmimi prestigjioz iu dorëzua novelistit kinez, Mo Yan.
Top Channel