Të mërkurën u zhvilluan zgjedhjet, por fituesi i këtyre zgjedhjeve u shpall një ditë para se votuesit të hidhnin votën e tyre.
Ky është rasti i ndodhur në Azerbajxhan ku Komisioni Zgjedhor vendas njoftoi fitoren e presidentit Ilham Aliyev me 73 përqind të votave të martën, në kohën kur të mërkurën do të votohej.
Njoftimi i fitores në faqen e internetit të këtij institucioni, një ditë para zgjedhjeve u justifikua si një gabim teknik në momentin kur po testohej sistemi.
Sigurisht “gafa” u korigjua pak orë pas mbylljes së zgjedhjeve ku emri i fituesit nuk ndryshoi, përkundrazi Aliyev kishte fituar me një rezultat akoma më të thellë se sa 73 përqindëshi.
Azerët votuan të mërkurën për presidentin e tyre, ku Aliyev mori mbështetjen e 85 përqind të votuesve në një proces të kritikuar gjërësisht dhe që nuk njihet nga kandidati i opozitës.
Top Channel