Mbyllet takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, kreu i LVV-së: Kemi biseduar për emra të përveçëm për Presidentin, besimi është rritur Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, pas kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, takuan kryeministrin serb, Ivica Daçiç.
Në një delegacion të gjerë, shqiptarët shkuan për të kërkuar të drejtat e tyre dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve të jugut të Serbisë.
Qeveria e Serbisë u ka premtuar se të gjitha ministritë do të merren me problemin e tyre, do të ketë takimeve punuese dhe çdo tre muaj takime në qeveri.
Problemi i parë, sipas zyrtarëve serb është shëndetësia, ndërkaq shqiptarët presin që qeveria të heq pagesën e siguracionit për makinat nga Kosova që udhëtojnë drejtë Serbisë.
“I kemi kërkuar kryeministrit që të angazhohen ministritë për zgjidhjen e problemeve tona, me situatën ekomike që është shumë e vështirë pasi papunësia në rajonin tonë llogaritet në 80%. Gjithashtu ngritëm problemet e arsimit, tekseve mësimore dhe problemeve të tjera të edukimit, qarkullimit të lirë dhe realizimit të amnistisë së ish-ushtarëve të UÇPMB-së, pra ka shumë tema jetësore për bisedime”, deklaroi Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
“Ne kemi marrë parasysh kërkesat e shqiptarëve dhe në bazë të tyre janë hartuar shtatë pika të cilat do të shqyrtohen në grupe, siç janë siguria, ekonomia, arsimi, drejtësia dhe të gjitha çështjet e tjera jetësore”, tha Zoran Stankoviç, kryetari i trupit koordinues për Jugun.
Megjithatë, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, nuk pajtohet se takimi ka treguar ndonjë gjë pozitive, madje ai thotë se Daçiç i është kërcënuar.
“Nuk është vërejtur seriozitetit nga Daçiç në kërkimin e një zgjidhje, në çështje kombëtari si flamuri apo siguria e qytetarëve shqiptarë, duke mos shprehur gatishmëri për hapjen e në këtë drejtim, ai pretendon se qytetarët shqiptarë duhet të integrohen plotësisht në institucionet e Serbisë, ndryshe thotë shkoni nga të doni”, deklaroi Mustafa.
Shqiptarët kërkuan demilitarizimin e Luginës së Preshevës, përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Qeveria e Serbisë në një njoftim për shtyp ka thënë se masat e parapara do të zbatohen dhe se tashmë ministritë kanë marrë detyrat e tyre.
Top Channel