Pakistan, talebanët kërkojnë bisedime

09/10/2013 21:30

Lideri i talebanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud tha për “BBC” se është i gatshëm që të angazhohet në “bisedime serioze” me qeverinë, nëse një ftesë e tillë do t’i mbërrijë.

Në një intervistë të rrallë, Mehsud theksoi se nuk ka qenë grupimi i tij përgjegjës për sulmet e fundit kamikaze në vende publike, por përsëriti se “do të vazhdojmë të shënjeshtrojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tyre”.

Mehsud kontrollon më shumë se 30 grupe militante, në një zonë tribale gjerësisht të pakontrolluar në veriperëndim të Pakistanit.

Pasi u zgjdh në detyrën e kryeministrit në muajin maj, Naëaz Sharif kërkoi hapjen e pakushtëzuar të bisedimeve me talebanët, me qëllim çmobilimin e grupeve të armatosura që cënojnë stabilitetin në vend.

Grupimet militante janë përgjegjëse për mijëra të vrarë në luftën e tyre kundër shtetit pakistanez gjatë viteve të fundit.

Top Channel