Koreja e Veriut, ushtria në gatishmëri

08/10/2013 00:00

Koreja e veriut bëriu me dije se ka vendosur ushtrinë në gjendje
gatishmërie të lartë dhe gati për të nisur operacione, duke shtuar
ndjeshëm tensionin pas javësh retorike luftarake ndaj SHBA dhe Koresë së
Jugut, të cilën e akuzon se nxit armiqësitë.

Në një komunikatë për shtyp, autoritetet koreanoveriore paralajmëruan Shtetet e Bashkuara për pasoja katastrofike, meqë Uashingtoni dërgoi një grup anijesh, përfshirë një aeroplanmabjtëse në një port koreanojugor. Koreja komuniste tha se SHBA ka sjellë armë bërthamore kaq pranë kufirit të saj dhe kjo e autorizon atë që të përdorë po të njëjtat armë kundër armiqve.

Në mars, Korea e Veriut deklaroi se nuk ishte më pjesë e armëpushimit që i dha fund luftës së Koresë në 1953. Analistët thonë se retorika luftarake e koresë komuniste përdoret për axhendën e saj politike ndërkombëtare dhe të brendshme dhe se kërcënimet e saj janë boshe. Siper ekspertëve, Koreja e Veriut ka material për të ndërtuar të paktën 10 bomba bërthamore, por ende nuk është e aftë të krijojë teknologjinë për t’i lëshuar ato.

Top Channel