
E ka konsideruar një gjendër tumorale kryeministri Rama qendrën më të madhe siptalore për sa i përket korrupsionit. Këtë e shprehu para mjekëve, profesorëve, shefave të shërbimit dhe kryeinfermierëve.
“Fatkeqësisht, zor të gjendet një shëmbëlltyrë më kuptimplote e degradimit të shtetit në këtë qendër, që mund të quhet gjendër korrupsioni. Ka rënë sistemi dhe shteti. Ne mund ta shërojmë këtë sistem nëse bëjmë diagnozën dhe ndërmarrim një terapi të re dhe e ezkekutojmë atë deri në fund”, deklaroi Rama.
Por për korrupsionin, kryeministri nuk fajësoi mjekët, por sistemin spitalor që sipas tij ka dështuar, pasi është ai që korrupton njerëzit. Rama kërkoi bashkëpunimin për të drejtuar dhe luftuar korrupsionin. Problematika e QSUT, tha kryeministri, ka një përgjigje: autonomia spitalore.
“Unë dua mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj intensiv për t’i dhënë jetë një procesi rimëkëmbjeje të QSUT-së, sa më shpejt dhe duke nisur së bashku punën drejt autonomisë spitalore. Kthimi drejt sistemit shëndetësor me mbulim universal është tendencë. Ne do fillojmë menjëherë në fillim të vitit të ardhshëm me uljen e çmimit të barnave. Do vendosim tavan dhe s’do lejojmë që ato të shiten 3 herë më shtrenjtë se në vendet e origjinës. Gjithashtu, ne do të heqim TVSH-në 10 për qind për ilaçet”, theksoi Rama.
Rama foli edhe për një kod etik në mjekësi, bazuar në komunikimin mjek-pacient. Ndërkohë që numëroi dhe hapat e parë të shpejtë në lidhje me furnizmin me ilaçe të spitaleve, që sipas tij duhet të jenë normë dhe jo të funksiononjë sipas lidhjeve të shkrutra.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha se për shkak të keqmenaxhimit, sasi të konsiderueshme medikamentesh janë blerë për interesa të dikujt dhe kanë skaduar nga mospërdorimi.
“Besojmë se do ta shërojmë njëherë e mirë plagën e mungesës së barnave. Nuk mund të lejojmë të ndodhë më skadimi nga mospërdorimi i barnave me vlerë 400 milionë dollarë, sikundër ndodhi para disa vitesh. Gjithashtu, janë 6 milionë dollarë pajisje të kushtueshme që janë jashtë funksionit. Ose janë të prishura, ose janë lënë mënjanë nga dikush. Këtë dorë do ta ndalim shumë shpejt”, deklaroi Beqja.
Gjatë këtij takimi u diksutua gjithashtu për fatin e Univeristetit të Mjekësisë, për të cilin së bashku me mjekët do të vendoset mbyllja apo vazhdimësia e tij.
PD: Shëndetësinë e ka drejtuar LSI
“Rama harroi të permendë taksën progresive, që do rrisë pagën”
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama gjatë vizitës në Qendrën Spitalore Universitare, duke i kujtuar se ky sistem është menaxhuar në vitet e fundit nga aleatja e tij, LSI.
“Zoti Rama denoncoi punën që ka bërë me spitalet tona aleati i tij që ka drejtuar këtë sistem, pavarësisht reformave që janë bërë në të”, ka deklaruar zëdhënësja Laura Vorpsi.
Në një deklaratë për shtyp, Vorpsi ka akuzuar gjithashtu Ramën se gjatë takimit me mjekët dhe infermierët nuk u tha atyre se kur do zbatojë taksën progresiste, që siç e ka thënë ai publikisht gjatë fushatës, do t’u sigurojë atyre 40 mijë lekë kursim në muaj.
“Nëse te zoti Rama ka dy personalitete: njëri që premton shëndetësi falas dhe tjetri që nuk thotë asgjë për këtë, atëherë kemi një diagnozë shqetëtsuese që duhet të shihet menjëherë nga mjekët”, ka thënë Vorpsi.
Top Channel