“Integrimi evropian është e vetmja mundësi për zhvillimin demokratik dhe përparimin e Kosovës. Këtë detyrim të përafrimit të vendit me BE-në ne duhet ta përmbushim, pavarësisht sfidave të brendshme që po sjell ky proces reformues”.

Kështu ka deklaruar presidentja kosovare Atifete Jahjaga gjatë Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.

“Ne jemi në një moment të rëndësishëm, kur po hapim një fazë të re ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me lançimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Është me rëndësi që gjatë tërë këtij procesi, qytetarët dhe në veçanti sektori privat, të jenë të informuar rregullisht për ndikimin e reformave të MSA-së dhe në këtë aspekt, si institucionet ashtu edhe komuniteti i biznesit dhe shoqëria civile, kanë një rol të veçantë për të kontribuar”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja theksoi se gatishmëria për të zbatuar të gjitha kriteret duhet të tregohet që tani, vullneti insitucional duhet të jetë udhëzues për të përmbushur që të gjitha kushtet, duke përfshirë edhe zgjedhjet e lira dhe të ndrëshme.

“Ne duam zgjedhje të lira, gjithëpërfshirëse, të sigurta, të drejta dhe të ndershme. Duam zgjedhje që bazohen në standardet më të larta dhe që kanë garanci për secilin votues. Nuk do të lejojmë frikësimin e askujt dhe aq më pak kërcënimin e votuesve tanë, të cilitdo komunitet, kudo qoftë në territorin e Kosovës, në secilin cep të tij. Mbarëvajtja e tyre është testi ynë i pjekurisë demokratike dhe i seriozitetit tonë karshi aspiratës për anëtarësim në BE”, ka nënvizuar Jahjaga.

Jahjaga ka theksuar më tej se marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë fuqizuar perspektivën evropiane të rajonit dhe i ka dhënë shtysë ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA