Të paktën 50 persona kanë vdekur në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të presidentit Mohamed Morsi.
Më shumë se 200 anëtarë të Vëllazërisë Muslimane u arrestuan në Kajro, aty ku pati edhe më shumë viktima.
Mbështetësit e Morsit kanë marshuar në disa qytete në ditën që shënonte 40-vjetorin e sulmeve të Egjiptit kundër forcave izraelite.
Khaled al Khatib, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi vdekjet gjatë ditës së diel. 7 prej tyre janë vrarë në sheshin Ramses në Kajro, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur në përplasjet e dhunshme kudo në vend.
Në Delga, në jug të Kajros, burime shëndetësore thanë për “Reuters” se policia qëllonte me plumba real ndaj një turme, teksa këta të fundit qëllonin me gurë ndaj protestuesve, duke lënë 1 person të vdekur.
Përljeshje raportohen kudo në Kajro, përfshi “Garden City” dhe “Nile Cornice”, teksa forcat e sigurisë ndaluan marshimet anti-qeveritare të afroheshin në më pak se 1 km nga sheshi Tahrir.
Top Channel