Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha u takua të hënën në ambientet e Bashkisë me bordin drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, financues të disa projekteve të Bashkisë së Tiranës.

Projektet dhe investimet për kryeqytetin ishin tema e bisedës midis kryetarit Basha dhe drejtuesve të fondit dhe fondacionit. Basha tha se takimi u bë për të çuar më tej zhvillimin e qytetit, ndërkohë që u diskutuan projekte të mundshme që mund të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Z. Michael Granoff, një nga drejtuesit e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim tha se Bashkisë së kryeqytetit do t’i jepet mbështetja e tyre edhe në të ardhmen. Ai cilësoi se deri më sot ka patur një partneritet shumë të mirë në kuadër të zhvillimit të Tiranës.

Top Channel