Assad vlerësohet nga SHBA

07/10/2013 00:00

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se rregjimi i Bashar al
Assad meriton të vlerësohet për përmbushjen e afateve të marrëveshjes
për armet kimike.

Pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në samitin e APEC-ut në Bali të Indonezise, Kerry vleresoi bashkëpunimin me Moskën.

“Duhet të vleresojme rregjimin e Assad-it që po e permbushin me shpejtesi. Ne shpresojme që kjo do të vazhdojë. Unë nuk do t’ju premtojë atë që do të ndodhë muajt e ardhshëm, por është një fillim i mire. Ne duhet të mirepresim fillimin e mbarë”, u shpreh Kerry.

“Pala ruse do të bëjë cdo gje kështu Damasku do të vazhdojë bashkëpunimin, pa më të voglin ndryshim”, tha Lavrov.

Deklarata e tij, vjen pas asaj të vëzhguesve ndërkombëtare të cilët konfirmuan nisjen e procesit të shkatërrimit të armeve kimike. Misioni u ngrit mbi bazën e rezolutes se Kombeve te Bashkuara, e cila u miratua pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise. Shkatërrimi i arsenalit të armeve kimike mbikeqyret nga një ekip i Organizates për Ndalimin e Armëve Kimike. Procesi konsiderohet një proces jo i thjesht, sepse ka arme qe ndodhen në zona konflikti.

Është hera e parë që Organizatës për Ndalimin e Armeve Kimike- me qendër në Hagë- i kërkohet të vazhgojë shkatërrimin e armeve kimike, gjatë konfliktit. Qeveria siriane i paraqiti- muajin e kaluar- kësaj organizate detaje mbi armet kimike, në kuadër të paktit Kerri-Lavrov, si dhe iu kërkua Damaskut t’i bashkohej “Konventes se Armeve Kimike”.

Arsenali permban me shume se 1000 tone gaz sarin dhe agjente te tjere kimike të ndaluar. I derguari i Kombeve te Bashkuara dhe Liges Arabe, Lakdar Brahimi tha per median franceze se “ai i inkurajon palet te vijne ne Gjeneve ne gjysmen e dyte te nentorit, megjithese bisedimet e paqes nuk jane te sigurta”.

Top Channel