Subjektet politike në Kosovë kanë vazhduar fushatën zgjedhore edhe gjatë së dielës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ishte në qytetin e Gjilanit, për të cilën tha se Partia Demokratike do të fitojë që në mandatin e parë.

Kreu i PDK-së tha se në mandatin që po përfundon janë realizuar më shumë projekte nga sa ishin planifikuar.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të dielën qëndroi në Prishtinë. Si kandidat për kryetar i Prishtinës, Mustafa vizitoi hamamin e kryeqytetit kosovar.

Mustafa premtoi se hamami do të shndërrohet në muze të neolitit, si dhe një pjesë do të përdoret për aktivitete kulturore të kryeqytetit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën ishte në komunën e Artanës. Ai kërkoi votën e qytetarëve të Artanës për kandidatin Zekë Zeka, si dhe premtoi se subjekti i tij do të kujdeset, që pasuritë nëntokësore të Artanës t’i takojnë këtij qyteti dhe popullit të Kosovës.

Lideri i partisë “Aleanca Kosova e Re”, Behgjet Pacolli, zhvilloi një tubim elektoral në qytetin e Gjilanit, ku prezantoi Faton Bislimin, si kandidat për kryetar.

Ndërsa premtoi punë të ndershme, me profesionalizëm, dhe përgjegjësi të plotë, Pacolli, i cili është zëvendëskryeministër në qeverinë e kryeministrit Thaçi, ftoi Gjilanin që të rrokullisë çdo gur, por – sic tha Pacolli – të mos votohen hajnat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA