Nëpunësit federalë në protestë

05/10/2013 00:00

Nëpunësit federalë- tashmë të larguar nga puna pas mbylljes së pjesshme
të qeverisë, protestuan jashtë Kapitoll Hill, në Uashington, duke
kërkuar t’i jepet fund kësaj situate.

Sipas tyre, “ajo që po ndodh me jetën dhe familjet e tyre shkon shumë më larg imagjinatës të cdokujt”. 32-vjecari Charles, një nepunës federal thotë se: “Veshtirësia është të mos jesh në gjendje të paguash faturat, ky fakt mund të kuptohet nga të gjithë. Por, nuk mendoj se shume njerez e kuptojnë se kur qeveria mbyllet, nuk janë vetëm parqet dhe monumentet që mbyllen. Janë rreth 2 milionë nëpunës federale, ndërsa 800 mijë janë të papunë”.

52-vjecari Xhon e quajti te frikshem faktin, qe sot nuk ka nje pune. “Eshte e demshme për secilin nga ne të mbetemi te papune, por edhe për familjet dhe bizneset qe varen nga ne”, thote ai.

Sipas tij, nga kjo situate nuk jane prekur vetem nepunesit por edhe turistet, sepse shumë vende publike të mbeshtetura financiarisht nga qeveria federale janë mbyllur.

Presidenti amerikan, Barak Obama iu drejtua republikaneve duke i thene: “Kjo mbyllje duhet te perfundojë. Ne e dime që janë votat për të në Dhomën e Perfaqesuesve. Nëse kryetari i saj, Xhon Bejnër do të lejojë që të behet votimi, ne mund t’i japim fund mbylljes”. Shefi i Shtepise se Bardhe tha se ka marre shume letra tronditese,  ditet e fundit nga qytetaret te prekur nga mbyllja e disa prej funksioneve të qeverise. “Besoj – tha ai- se republikanet kane degjuar te njejtat histori”.

Top Channel