Papa: Kisha të dalë nga mondaniteti

04/10/2013 00:00

Në ditën e Shën Françeskut, Papa Bergoglio shkoi për një vizitë në Asizi, qyteti i shënjtorit nga i cili Shenjtëria e tij ka marrë emrin, për herë të parë në historinë e Kishës Katolike.

Një vizitë shumë domethënëse në tokën e atij që konsiderohej “i varfër mes të varfërve”, ai që çoi Kishën pranë të mjerëve.

Papa mbërriti gjysmë ore para orarit të parashikuar dhe shkoi në Institutin Serafik, ku prej gati 150 vjetësh ndihmohen të rinj dhe fëmijë me të meta të rënda fizike.

Ati i Shenjtë ndenji gjatë me ta, përqafoi, shtërngoi duar e foli lirshëm. Ai tha se Kisha duhet të zhvishet nga gangrena e mondanitetit.

“Do të ishim kështu të krishterë pastiçerie, si të ishim torta të bukura, si pasta të ëmbla… Shumë bukur, por jo të krishterë të vërtetë!”, u shpreh Papa Bergoglio.

Ai kujtoi edhe një herë ata që humbën jetën në brigjet e Lampeduzës dhe tha se “kjo është një ditë vajtimi”. Shenjtëria e Tij u lut dhe vuri tre trendafila të bardhë në varrin e Shën Françeskut.

Në meshën që u zhvillua më pas, ku qenë të pranishëm përveç rreth 50 mijë besimtarëve edhe autoritetet më të larta italiane, Papa Françesku bëri një lutje edhe për Sirinë, duke bërë thirrje që armët të heshtin dhe që urrejtja t’ia lerë vendin dashurisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta