Eurozona, Portugalia në rrugën e rikuperimit

04/10/2013 09:20

Përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe Banka Qëndrore Europiane certifikuan progresin ekonomik të Portugalisë, një prej vendeve më të goditur nga kriza e Eurozonës.

Në gjykimin e trojkës, Lisbona zyrtare është duke zbatuar mirë programin e shkurtimeve dhe kursimeve, të vendosur si kusht për marrjen e një dorëzanie prej pothuajse 80 miliardë eurosh që shpëtoi ekonominë portugeze nga falimentimi në maj 2011.

Ky raport pozitiv mbi Portugalinë do të thotë se vendi do të marrë tashmë këstin e ri të huasë së domosdoshme të akorduar prej trojkës.

”Ekonomia portugeze dhe programi i kursimeve janë në rrugën e duhur”, shkruhej në një deklaratë të përbashkët të FMN, KE dhe BQE-së.

Pavarësisht “kalimit të klasës” dhe të dhënave inkurajuese me një rritje prej 1,1% në tremujorin e tretë të 2013-s, vendi përballet me një prej niveleve më të larta të papunësisë në Europë dhe më shumë masa shtrënguese në vitet në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA