Bashkia e Kukësit do të çojë në ndekje penale disa subjekte të cilat për
periudhën 2010-2012 i detyrohen shuma të konsiderueshme arkës së
Bashkisë.
Masa ekstreme po aplikon edhe ndaj pronarëve që pengojnë Policisë Bashkiake gjatë punës për bllokimin e bizneseve. Deri më tani Bashkia ka denoncuar tek organet e drejtësisë 3 raste të pengimit të punës së Policisë Bashkiake për vendosjen e shiritave bllokues.
Sipas Kryetarit të Bashkisë Hasan Halilaj institucioni vendor është i kushtëzuar të ndjekë hapin e fundit atë të ndëshkimit ligjor për bizneset që janë debitorë ndaj saj pasi borxhi i subjekteve private kap shumën e 22 milionë lekëve.
Ndërkohë Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve dhe Policinë e Shtetit po vazhdon mbylljen e bizneseve private debitore. Për vitin 2012 niveli i të ardhurave në Bashkinë Kukës nga taksat vendore nga subjektet private dhe shtetërore ka qenë në masën 69 për qind ose e shprehur në shifra rreth 52 milionë lekë.
Top Channel