Prokuroria argjentinase kërkoi një dënim me gjashtë vjet heqje lirie për ish-presidentin e vendit, Fernando de la Rua.
76-vjeçari akuzohet se pagoi pesë milionë dollarë një grup senatorësh, për të votuar në favor të një ligji të shumëdebatueshëm mbi të drejtat e punëtorëve në vitin 2000.
Pesë senatorë përballen me të njëjtën akuzë dhe rrezikojnë të vuajnë të njëjtin afat në burg, për atë që konsiderohet si një prej skandaleve më të mëdhenj në Argjentinë prej vitesh.
Ish-presidenti mohon të gjithë akuzat, të cilat sipas tij janë politikisht të motivuara.
Më shumë se 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë gjatë gjyqit, përfshi edhe presidenten e vendit, Cristina Fernandez de Kirchner, e cila në atë kohë votoi kundër ligjit dhe nuk është e akuzuar për pranimin e rryshfetit.
Top Channel