Rusia, shkelëse e të drejtave të njeriut

03/10/2013 15:20

Autoritetet ruse pranuan për herë të parë shkeljen e të drejtave njerëzore në Gjykatën e Strasburgut, gjatë operacioneve ushtarake të ndërmarra në Çeçeni.

Ky fakt u zbulua në të dhënat e publikuara prej gjykatës, në verdiktin dhënë në rastin e disa operacioneve ushtarake në zonë.

Konkretisht, pala ruse duket se ka pranuar fajësinë në shkeljen e këtyre të drejtave në bombardimin e fshatit të Aslandek-Sheripovos, në 17 shkurt 2000, në kohën kur në krahinë ishte duke u zhvilluar lufta midis kryengritësve çeçenë që kërkonin pavarësinë dhe ushtrisë ruse.

Çeçenia, Ingushetia dhe Dagestani janë tre krahina autonome të ndodhura në Rusinë Jugqëndrore, të populluara nga shumica muslimane, të cilat janë përfshirë në disa konflikte të përgjakshme të armatosura për pavarësi.

Pavarësisht stutusit të tyre autonom, trupa të shumta ruse mbajnë nën kontroll edhe në ditët e sotme nën kontroll këto krahina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA