
Duke kundërshtuar iniciativën e Qeverise për Aktin Normativ që shtyn
hyrjen në fuqi të Ligjit për Nënpunësin Civil, grupi i Partisë
Demokratike ka braktisur sallën e Kuvendit duke e cilësuar atë
antikushtetues.
“Gjithçka po bëhet që ashtu sic po ndodh edhe këtë vit, Rama dhe Koco të kenë kohë të ndahen sinorët, njëri merr Albpetrolin, tjetri Legalizimet, unë Tatimet dhe ti Doganat. Këto janë pazaret që po bëjnë sot, në kurriz të shqiptarëve. Vetëm për hir të këtyre pazareve të pista, u godit konsensusi dhe vendi po çohet përsëri në rrugën e konfliktit dhe destabilitetit politik. Për ne, Rama e ka nisur, siç e prisnim, me provokime, me arrogancë prej të fortit, me shpërfillje të ligjit dhe të Kushteutës, me përplasje me opozitën, por shumë shpejt do ta çojë në përplasje me të gjithë shqiptarët”, u shpreh kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka.
Megjithate zoti Meta paralajmeroi hyrjen e ketij akti ne proces diskutimi ne komisionet kuvendore, nderkohe qe ministri per Marrëdheniet me Kuvendin Celibashi theksoi se ky akt ka per qellim permiresimin e ligjit aktual dhe berjen e tij te zbatueshem dhe jo hedhjen ne ere te konsensusit, siç pretendohet nga opozita
“Dua të vlerësoj faktin që nga ana e Qeverisë janë zhvilluar takime me dy grupet opozitare, ndërkohë që është kërkuar takim zyrtar edhe me grupin parlamentar të PD-së, përpara se një akt i tillë të kalonte në Këshillin e Ministrave, me qëllim ekspozimin e arsyeve dhe të argumentave që çojnë në një iniciativë të tillë. Megjithatë pavarësisht nga largimi i grupit parlamentar të PD-së, për të cilin shpreh keqardhje, shpresoj që ata të marrin pjesë në diskutimin në Komisione edhe në seancë plenare, kur diskutohet ky Akt”, u shpreh kryetari i Kuvendit Meta.
“Kjo iniciativë erdhi si rrjedhojë e nevojës për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm, për të mos patur një ligj më shumë në korpusin e ligjeve që nuk zbatohen në Republikën e Shqipërisë, por që realisht ky ligj të gjente vendin e tij dhe të respektohej edhe konsensusi politik të arritur mes forcave politike. Do të ritheksoj edhe njëherë që janë të gjitha mundësitë, që të punojmë bashkarisht pozitë-opozitë për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit për këtë iniciativë tonën”, tha Celibashi.Kuvendi i Shqiperise, vetem me votat e maxhorances ka liruar perfundimisht nga detyra tre ish-anetaret e KQZ-se, Denar Biben, Albana Shtyllen dhe Jani Janin.
“Nëpunesit”, PD në Kushtetuese
Ashtu siç edhe pritej, një nga masat që kishte paralajmeruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-ministri i Drejtësise, Eduart Halimi ka dërguar të enjten në Gjykatën Kushtetuese Aktin Normativ të Qeverise ‘Rama’, për ligjin mbi ‘Nëpunësin Civil”.
Ne nje prononcim per mediat, Halimi tha se eshte e rendesishme qe ta zbatohet Kushtetuta, sepse siç u shpreh ai ligji u zhbe brenda pak oreve.
“Depozituam, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, PR-së, PDIU-së, kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Aktit Normativ të Kryeministrit, i cili bëri zero, brenda pak minutave një ligj me shumicë të cilësuar, të miratuar me vota unanime të Parlamentit. Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese, shpalljen si antikushtetues”, u shpreh Halimi.
Top Channel