Kreu i Kushtetueses, Nishani nis konsultimet
03/10/2013 00:00
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ftuar ditën e martë në 8 tetor
krerët e grupeve parlamentare në takime individuale për të diskutuar
përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas njoftimit perkates kreu i shtetit e fillon kete procedure pas perfunimit te mandatit 3-vjeçar te kryetarit aktual te kesaj Gjykate.
Zoti Nishani do te konsultohet me kreret e grupeve te PS, PD, LSI, PDIU dhe PR.
Top Channel