Indi, 5 vite burg ish-ministrit

03/10/2013 15:40

Ish-ministri indian i Hekurudhave, Laloo Prasad Yadav u ndëshkua me pesë vjet heqje lirie, pasi u shpall fajtor si organizatori i një skeme të madhe korrupsioni.

Yadav u gjet fajtor për tjetërsimin e fondeve shtetërore të destinuara për ushqimin, të cilat u investuan nga ministri në biznese fitimprurëse për të.

Yadav kundërshtoi akuzat dhe informoi se do të apelojë ndaj vendimit.

Ndëshkimi i një ish-ministri konsiderohet si një hap madhor në luftimin e korrupsionit, i cili është një problem i madh kombëtar në Indi.

Njëkohësisht, ish-ministri shndërrohet në një prej politikanët e parë në historinë indiane që humbet vendin e tij në Parlament, pas një vendimi të dhënë së fundmi nga Gjykata e Lartë, e cila i heq të drejtën ligjvënësve të ndëshkuar për një vepër penale që të jenë sërisht përfaqësues të zonave të tyre zgjedhore.

Përveç pesë viteve heqje lirie, Yadav duhet të paguajë edhe një gjobë prej 40 mijë dollarësh ndaj shtetit.

Top Channel