Durrës, aksident i rëndë rrugor

03/10/2013 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi  mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Një motoçiklist që shpërndante pica është përplasur me një automjet tip Opel me targa AA 797 ED në udhëkryqin pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.

Përplasja ka qenë frontale dhe si rezultat ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, 31-vjeçari Niglan Bashllari, i cili ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin Arjan Limonaj, 22 vjeç nga Durrësi deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa janë kryer veprimet proceduriale në vendngjarje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta