Tennessee, aksident rrugor, 8 të vdekur

02/10/2013 23:30

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, pas një përplasjeje që përfshiu një autobus dhe 2 mjete të tjera në shtetin Tennessee të Amerikës, bën të ditur policia.

Autobusi me pasagjerë disa besimtarë të një kishe raportohet të ketë pësuar një shpërthim në një nga gomat, e më pas të jetë përplasur me një mjet të shërbimeve sportive (SUV) dhe një kamion mallrash në autostradën “Interstate 40” të qarkut Jefferson.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë autobusin të përmbysur dhe kamionin të përfshirë nga flakët. 6 prej viktimave gjendeshin në autobus, ndërsa dy të tjerët ndodheshin njëri te SUV-i dhe tjetri te rimorkiuesi i traktorëve, tha një zëdhënëse e policisë.

Autobusi, i cili ishte nisur nga Statesville të Karolinës së Veriut, po udhëtonte drejt lindjes.

Autostrada “Interstate 40” u mbyll në të dy drejtimet, ndërkohë që ekipet e shpëtimit po përballen me pasojat e incidentit. Gazeta “Record & Landmark” e Statesville, në Karolinën e Veriut, raportoi se autobusi ishte prenotuar për një udhëtim “charter” nga Kisha “Front Street Baptist” në Statesville.

Anëtarët e famullisë ishin duke u kthyer nga një vizitë në Gatlinburg, Tennessee, tha një zëdhënës i Kishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA